Stacioni i autobusëve në Mitrovicën Veriore, Foto: KALLXO.com/ Ilustrim

Qytetarët serbë të Kosovës nisen për të votuar në zgjedhjet në Serbi

Dhjetëra qytetarë serbë janë nisur drejtë Rashkës për të votuar në zgjedhjet parlamentare dhe presindenciale të Serbisë te cilët po mbahen gjatë ditës se sotme. 

Në mënyrë të organizuar me disa autobusë qytetarët serb të veriut të Kosovës janë nisur pak para orës 8 nga stacioni i autobusëve i cili gjendet në Mitrovicën e Veriut. 

Të gjithë ata qe nisen nga zonat e veriut të Kosovës do të votojnë në Rashkë për zgjedhjet në Serbi. 

Deri më tani nga stacioni u autobusëve janë nisur shtatë autobus të cilët kanë bërë transportin e qytetarëve për në Rashkë në mënyrë te organizuar. 

Sot mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi. 

Kujtojmë se zgjedhjet serbe nuk janë lejuar që të mbahen në Kosovë, ndërsa të ashpra kanë qenë reagimet e shtetit të Serbisë karshi këtij vendimi. 

Pasi nuk janë lehuar qe të zhvillojnë zgjedhjet në Kosovë, qytetarët serbë  të veriut të vendit do të shkojnë të votojnë në Rashkë. 

Aktualisht siç mëson Kallxo.com përvec nga stacioni i autobusëve në Mitrovicën e veriut, nisja në mënyrë të organizuar i qytetarëve po bëhet edhe nga disa lokacione të tjera  të komunave me shumicë serbe.