Komisioni për Legjislacion - Foto: KALLXO.com

Kodi Penal shqyrtohet në Komisionin për Legjislacion

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi në parim i Projektkodit Penal të Republikës së Kosovës nr. 06/L-074.

Po ashtu, Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi sot do të mbajë mbledhje.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.