Klinika e Onkologjisë furnizohet me "Trastuzumab"

Klinika e Onkologjisë është furnizuar me ilaçin e “Trastuzumab” apo “Herceptinë” dhe shumicën e ilaçeve të tjera.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Ilir Kurtishi.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve pritet të vijnë edhe ilaçet tjera për Klinikën e Onkologjisë.

Klinika e Onkologjisë në muajin gusht të këtij viti ishte ballafaqur me mungesë të këtij ilaçi, i cili është i nevojshëm për trajtimin e pacientëve e sëmurë me kancer.

Për çka përdoret ky ilaç?

“Herceptina” përdoret si ilaç në trajtimin e kancerit të gjirit HER 2 pozitiv, si pjesë e mjekimit neoadjuvant, adjuvant apo te format metastatike të kësaj sëmundjeje.

Ky lloj ilaçi ndikon në mbajtjen e sëmundjes nën kontroll, ose zvogëlimin e tumorit nëse përdoret si mjekim neoadjuvat, apo në uljen ose heqjen e metasatazave gjatë mjekimit te format metastatike të sëmundjes.