Klemen Miklaviq zgjidhet nënkryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Me 5 vota për, anëtari ndërkombëtar, Klemen Miklaviq është zgjedhur nënkryetar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit të Kosovës.

Miklaviq mori votat e gjithë anëtarëve vendor, përveë të Seb Bytycit, i cili nuk mori pjesë në votim. Miklaviq u propozua nga kryetarja e KShC-së, Hasnija Ilazi.

Sipas saj, emërimi i Miklaviq në këtë pozitë tregon gatishmërinë e Agjencionit për respektim të standardeve evropaine. Me këtë propozim u pajtuan të gjithë anëtarët vendor.

Miklaviq u zgjodh anëtar i KShC-së nga Kuvendi i Kosovës më 19 tetor të vitit 2021.

Ai është i vetmi anëtar ndërkombëtar në KShC, pasi ish-anëtarët e tjerë dhanë dorëheqje në korrik të vitit 2021, duke treguar se deklarimi i pasurisë së tyre në Kosovë është arsyeja kryesore.

Fillimisht, nënkryetare e KShC-së ka qenë ish-anëtarja, Alison Felce, e cila dha dhorëheqje.