
Foto: KALLXO.com.
KFOR-i vazhdon të monitorojë zhvillimet në veri
26.5.2023 - 21:27
Forca të KFOR-it vazhdojnë të monitorojë situatën në veri të vendit pas zhvillimeve e të sotme.
Ushtarë të shumtë vazhdojnë të qëndrojnë në një pikë, e cila gjendet në veri të Mitrovicë përgjatë magjistrales Mitrovicë-Zveçan.
Që nga mesdita, në katër komunat e veriut të vendit është dëgjuar alarmi, ndërsa pranë disa objekteve komunale, si në Zveçan e në Zubin Potok, janë parë qytetarë të cilët kanë kundërshtuar futjen e kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale.
Pesë policë të Kosovës kanë pësuar lëndime të lehta trupore, pasi janë sulmuar nga protestuesit në Zveçan me mjete të forta dhe shok-bomba, ka konfirmuar Policia e Kosovës.