Ushtari i KFOR-it në Zveçan duke u munduar ta fikë gazin lotsjellës. FOTO: KALLXO.com

Pamje teksa KFOR-i mundohej të largonte gazin lotsjellës në Zveçan

Gjatë tensioneve që janë shkaktuar sot në Zveçan protestues serbë janë mbledhur para objektit të komunës.

Ushtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë në Zveçan.

Mes tjerash ka pasur edhe përleshje mes protestuesve dhe trupave të KFOR-it. Protestuesit serbë nuk kanë pranuar të binden ani pse KFOR-i paraprakisht i ka paralajmëruar protestuesit që të shpërndahen.

Ushtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë në Zveçan, duke shpërndarë protestuesit serbë.

Protestuesit kanë gjuajtur gjësende të forta, gaz lotsjellës dhe shok-bomba, kanë provokuar dhe pështyrë në drejtim të ushtarëve.

KALLXO.com ka siguruar pamje teksa ushtarët e KFOR-it përpiqeshin t’i shpërndanin protestuesit dhe ta flaknin tutje gazin lotsjellës.

Ushtari i KFOR-it në Zveçan duke u munduar ta fikë gazin lotsjellës. FOTO: KALLXO.com
Ushtari i KFOR-it në Zveçan duke u munduar ta largojë gazin lotsjellës. FOTO: KALLXO.com
Ushtari i KFOR-it në Zveçan duke u munduar ta largojë gazin lotsjellës. FOTO: KALLXO.com

Përfaqësues ndërkombëtarë dhe përfaqësues brenda Kosovës i kanë dënuar sulmet e sotme që janë bërë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka deklaruar se janë rreth 25 ushtarë të plagosur gjatë ndalimit të protestuesve që ndodhi në komunën e Zveçanit.

Po ashtu, sot gjatë ditës, janë sulmuar disa media që po raportonin nga veriu i vendit.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se deri tani janë arrestuar pesë persona pasi të njëjtit kanë përdorur sulme dhe dhunë ndaj zyrtarëve të KFOR-it pas tensionimit të situatës në veri.

Situata në veri – Pamje