Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Kështu vendoset pritorja e autobusit në Prishtinën e qeverisur nga Shpend Ahmeti - FOTO
14.12.2020 - 15:14
Një nga prioritetet e qeverisjes aktuale në Prishtinë ka qenë reformimi i planit të mobilitetit në qytet.
Për ta realizuar këtë, Komuna e Prishtinës gjatë këtij viti ka filluar vendosjen e pritoreve të reja nëpër qytet.
Si duket, plani nuk është menduar mirë pasi njëra prej këtyre pritoreve në afërsi të shkollës “Ismail Qemali” në lagjen ‘Bregu i Diellit’ është vendosur në mesin e trotuarit të këmbësorëve.
Kjo pjesë është mjaft e frekuentuar pasi shumë prindër dhe nxënës të kësaj shkolle mblidhen këtu gjatë tërë ditës.
Lidhur më këto pritore ka pasur kritika edhe për cilësinë dhe modelin jo të përshtatshëm të tyre pasi nuk kanë mbrojtëse anësore në rast të reshjeve.