Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

KESCO: Vendimi i ZRRE-së ka paqartësi

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë të ditur se ka pranuar vendimin e Zyës së Rregullatorit të Energjisë për aplikimin e tarifave.

“Por, ky vendim që është dërguar nga rregullatori ka paqartësi se si duhet të veprojmë ne si operatorë. Për të shmangur keqkuptimet të cilat potencialisht mund të prekin konsumatorët, ne kemi kërkuar sqarime nga ZRRE”, thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet “Pavarësisht nga zhvillimi në këtë proces që ka ardhur si rezultat i vendimit të fundit të gjykatës dhe udhëzimeve të pritshme që do të marrim si operator nga ZRRE-ja, dëshirojmë t’i sigurojmë konsumatorët që nuk do të dëmtohen në asnjë rrethanë”.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti është takuar sot me Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Në ketë takim është diskutuar  për situatën e krijuar nga Aktvendimi i Gjykatës së Apelit për tarifat e energjisë elektrike.

Vendimi për tarifat e energjisë, Komisioni për Ekonomi në takim të mbyllur me Bordin e ZRrE-së