Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kërkohet nga Drejtori i Policisë që të lejojë monitorimin e procesit të rekrutimit të policëve të rinj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti është duke raportuar në komisionin parlamentar për siguri.

Në këtë komision, drejtori i Policisë pranoi një kërkesë nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i cili kërkoi që të lejohet monitorimi i procesit të rekrutimit të policëve të rijnë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli përmendi edhe se monitorimi që është bërë në rekrutimin e ushtarëve të rinj në FSK ka dhënë rezultate të mira.

“Është me rendësi me ndërtu mekanizma a keni bërë diçka në këtë drejtim që të ketë ndonjë monitorim, që del sa ma i suksesshëm, për shembull në FSK shoqërinë civile po e përfshijnë që ta monitorojnë procesin e rekrutimit që po jep rezultate po shkon në atë drejtim që po ka një kredibilitet më të madh”, tha Dugolli.

KALLXO.com në dy vitet e fundit ka qenë e ftuar që të monitoroj konkursin e Forcave të Sigurisë së Kosovës për rekrutimin e ushtarëve të rinj.