Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Kërcënoi përmes rrjeteve sociale, Policia ia bastisë shtëpinë

Gjatë ditës së djeshme shtëpia e një personi është bastisur nga Policia e Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se e kishte kanosur verbalisht dhe me anë të rrjeteve sociale një person tjetër.

Policia ka treguar se me urdhër të gjykatës kompetente është bastisur shtëpia e të dyshuarit por që nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.