Policia e Kosovës

Kërcënoi një polic, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar dje në Pejë, nën dyshimin se i njëjti ka kërcënuar një polic.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40 gjatë kohës kur polici ka qenë në detyrë.

Policia ka thënë se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.