Kërçeli i reagon Ramës për projektin për mbikalimin që lidh lagjen “Arbëria” me Pallatin e Rinisë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar sot projektin e mbikalimit që lidh lagjen “Arbëria” me Pallatin e Rinisë dhe hotelin “Grand Hotel”.

Lidhur me ketë ka reaguar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Ilir Kërçeli.

Ai ka publikuar dy fotografi që, sipas tij, tregojnë premtimin e Ramës gjatës fushatës dhe premtimin në gjysmë të mandatit lidhur me ketë projekt.

Kërçeli ka thënë se Rama nuk do të realizojë asnjërin nga prezantimet.

Ky projekt ka qenë një prej premtimeve gjatë fushatës së Ramës në zgjedhjet e fundit të vitit 2021.

Asokohe, Rama kishte thënë se projekti pritet të përfundojë brenda tri viteve.

Rama: Këtë muaj hapet thirrja për projektin që ndërlidhë ‘Arbërinë’ me ‘Pallatin e Rinisë’ dhe hotelin ‘Grand’