Foto: KEK

KEK jep detaje për zjarrin në mihjen në Mirash

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) e ka konfirmuar zjarrin që ka kapluar sot njërin prej shiritave transportues të qymyrit në mihjen sipërfaqësore të Mirashit.

Zëdhënësi i KEK-ut, Skënder Bucolli ka bërë të ditur për KALLXO.com se zjarri është fikur dhe se asnjë punëtor nuk është lënduar.

“Po, në fakt ka pasë një zjarr të vogël në njërin prej shiritave transportues të qymyrit (që me ngritjen e temperaturave këto zjarre janë të zakonshme) me ç’rast intervenimi nga zjarrfikësit e KEK-ut, ka qenë i menjëhershëm dhe zjarri është fikur! Shumë me rëndësi ju njoftojmë se nuk kemi pas asnjë koleg të lënduar”, ka thënë ai.

KALLXO.com ka raportuar se sot në një pjesë të mihjes sipërfaqësore të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Mirash ka shpërthyer zjarr.

Foto: KEK

VIDEO – Zjarr në mihjen e KEK-ut