(Arkiv)

KEDS apel qytetarëve: Mos u ngrohni me rrymë

KEDS përmes një komunikate për media u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike, pasi javëve të fundit harxhimi ka kapur shifra tepër të larta dhe si rrjedhojë do të duhet importimi i 200 megavateve për orë në kohën e konsumit maksimal.

Përmes komunikatës KEDS ka theksuar se çmimet e energjisë janë rritur ndjeshëm, derisa bëjnë thirrje që të shfrytëzohen alternativat tjera për ngrohje në vend të rrymës.

“Nevoja për ndryshime është emergjente. Çdo kilovat është i nevojshëm që të kursehet. Krejt bashkë mund t’ia dalim”, thuhet në komunikatë.

Sipas KEDS rritja e madhe e energjisë elektrike po ndodh për shkak të ngrohjes së konsumatorëve me rrymë.