Ilustrim

Katër të lënduar në aksident trafiku në Suharekë

Katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Gjinoc të Suharekës.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 10:25.

Në këtë aksident sipas policisë janë përfshirë dy vetura, njëra me targa vendore e tjetra me targa të huaja.

Si pasojë e aksidentit, përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar dy burra dhe dy gra, të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar.