Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Brenda 24 orëve në Kosovë kanë ndodhur katër raste të dhunës në familje në katër lokacione të ndryshme në Kosovë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës tre nga këto raste janë ku burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe një është ku djali ka kërcënuar babin.

Policia ka njoftuar se rasti i parë ka ndodhur në Fushë Kosovë, dje në mesditë ku dyshohet se një burrë ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Kjo e fundit ka pranuar tretman mjekësor përderisa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti i dytë ka ndodhur në Podujevë ku dyshohet se një burrë ka sulmuar gruan e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30.

Të dyja palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar, ndërsa rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Një rast tjetër ka ndodhur në Prizren, ku burri dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas dhe vajzës së tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00.

Palët me vendim të prokurorit janë liruar pas intervisitimit dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, rasti i fundit ka ndodhur në Gjakovë në orët e mbrëmjes ku djali ka kërcënuar me mjetë të mprehët babin e tij.

Nuk është raportuar se ka pasur të lënduar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.