Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kaplohet nga zjarri një vilë malore në Kaçanik

Një vilë malore është përfshirë nga zjarri dje në Kaçanik.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, ndërsa është njoftuar nga një burrë se vila malore është kapluar nga zjarri aksidentalisht.

Sipas tij janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Rasti është nën hetime, thekson policia.