Kapën të dyshuarin që hyri në shtëpi për grabitje, familjarët e mbajtën deri shkoi policia

Një person është arrestuar nën dyshimin se tentoi të kryente një grabitje brenda një shtëpie në fshatin Dashevc të Komunës së Skenderajt.

Ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të ditës së djeshme. Në raportin policor thuhet se i dyshuari i maskuar dhe i armatosur me një amë kishte hyrë brenda shtëpisë për të grabitur dhe është kapur në flagrancë nga familjarët.

I njëjti më pas është mbajtur brenda shtëpisë deri sa kanë shkuar në vendin e ngjarjes njësitet policore.

Gjatë përleshjes ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, ndërsa njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti ka pranuar tretman mjekësor.

Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 20 copë fishekë ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.