Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Kanosi policët pasi i shqiptuan gjobë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

Sipas raportit policor, i dyshuari dje ka kanosur dy zyrtarë policor për shkak se të njëjtit ia kishin shqiptuar një gjobë për kundërvajtje në trafik.

Në konsultim me prokurorin, Policia thotë se i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.