Kandidatja për asambliste të Fushë-Kosovës që s'e mori asnjë votë

Një kandidate për Asamble të Fushë-Kosovës nga lista e Nismës Socialdemokrate nuk ka marrë asnjë votë.

Në listën e rezultateve për asamblistë të publikuar sot nga KQZ kandidatja Jaldez Uka figuron me zero vota.

Kuvendi Komunal i ri i Fushë-Kosovës do të përfaqësohet nga 9 parti politike.

Ndërjaq, për kryetar Komune në balotazh janë Burim Berisha nga LDK dhe Enver Bajçinca nga LVV.

Burim Berisha ka fituar 49.71% ndërsa Bajçinca 25.59% të votave.

Këtu mund të gjeni listën e plotë të kandidatëve të zgjedhur për Asamblenë e Fushë-Kosovës.

KALLXO.com raportoi sot se edhe një asamblist i LDK-së në Komunën e Deçanit ka marrë vetëm një votë.