Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati nga Partia Boshnjake: Fëmijët tanë nuk kanë libra për mësimin në gjuhën boshnjake

Kandidati për deputet nga Partia Boshnjake, Qerim Bajrami, ka thënë se komuniteti boshnjak nuk ka libra që ta zhvillojë mësimin në gjuhën boshnjake.

Sipas Bajramit, disa herë kanë bërë kërkesa në Qeveri për të ju sjellë librat nga Bosnia dhe Hercegovina, por që, sipas tij ende nuk iu është realizuar kërkesa.

“Programi jonë ka qenë dhe do të mbetet edhe më tutje në Republikën e Kosovës sepse ne konsiderojmë se arsimimi në gjuhën boshnjake themelin kryesor për komunitetin tonë sepse pa arsimin në gjuhën tonë nuk do të mbesin as boshnjakët në Kosovë. Kemi shumë probleme. Ne tash kemi bërë kërkesë në MASh që të na sjellin librat deri në klasën e nëntë. Neve na mungojnë librat shumë Kosovë. Në shtator kemi sjellë abetaret. Qeveritë në Kosovë nuk na kanë realizuar kërkesat tona”, ka deklaruar Bajrami.

Pjesë e debatit të sotëm janë: Frashër Demaj nga LDK, Blerim Gashani nga LVV Lista e Vjosës, Artan Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane PLE dhe Qerim Bajrami nga Vakat.

Debati transmetohet në orën 20:20 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahet gjatë dhjetë ditëve të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen të dielën, me 14 shkurt.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.