Rektorati i Universitetit të Prishtinës | Foto KALLXO.com

Kandidatët për rektor në UP do të intervistohen më 19 gusht

Pas një zvarritjeje paraprake të procesit, 19 gushti u caktua si datë për intervistimin e  kandidatëve për rektorë në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”.

Intervistimi nuk ishte bërë pas eliminimit të kandidatit për rektor Zenun Halilit, rasti i të cilit u dërgua në Agjencinë Kundër Korrupsion për konflikt interesi.

Dje, Agjencia ka konstatuar se  kandidati për rektor, Zenun Halili kishte konflikt interesi.

Këshillit Drejtues i UP-së u mblodh dje  ku edhe u caktua data e intervistimit të kandidatëve për rektorë ndërsa KALLXO.com ka marrë vesh se për intervistim është paraparë dita e mërkurë.

Në garën për të parin e UP-së kanë qenë pesë kandidatë dhe vetëm tre prej tyre janë propozuar për rektor të UP-së që janë Naser Sahiti, Faton Berisha dhe Blerim Rexha.

Rektori zgjidhet nga Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga Komisioni profesional prej pesë anëtareve, të cilin komision e formon Senati.

I zgjedhuri në krye të UP-së do të udhëheq me këtë universitet për katër vite.