Bashkë me mbesën kërkonin lëmoshë në Pejë, Policia ndalon dy shtetasit e Shqipërisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar e më pas i ka liruar dy lëmoshë kërkues nga Shqipëria në Pejë.

Sipas Policisë, të ndaluarit ishin shtetas të Shqipërisë, ku njëri nga të dyshuarit ishte me mbesën e tij.

“Policia gjatë patrullimit ka takuar të dyshuarin mashkull shtetas të Shqipërisë me mbesën e tij , viktimë femër shtetase e Shqipërisë duke kërkuar lëmoshë”- thuhet në njoftim.

I dyshuari është ndaluar dhe intervistuar nën dyshimin për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës.

Të njëjtit, sipas policisë pas intervistimit janë liruar.