Logo e NP KRU" Prishtina"

Përfundon intervistimi i kandidatëve për kryeshef të ‘KRU Prishtina’, këto janë rezultatet

Më 8 dhe 9 shtator janë mbajtur intervistat për pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “KRU Prishtina”.

Në intervistim kishin marrë pjesë gjashtë kandidatë ndërsa komisioni përmbahej nga katër anëtarë, Teua Ukshini-Aliu, kryesuese, Saxhide Mustafa, Albana Berisha- Qehaja, Fadil Berisha, anëtarë.

I pari në listë, sipas vlerësimit, është rënditur Arsim Fetahu, me 28.3 pikë.

I dyti, Luan Hoti me 25.3 pikë ndërsa i treti sipas listës së vlerësimit është rënditur Sokol Xhafa me 23 pikë.

Ndërsa, në vendin e katërt u rëndit Shaqir Rexhepi me 20.8 pikë, Selatin Retkoceri me 15 pikë dhe në fund Fadil Bejta me 12.5 pikë.