Kaçanik, një grua gjendet e vdekur skaj rrugës  

Trupi i pajetë i një gruaje është gjetur në Kaçanik sonte rreth orës 18:00.

Rastin për KALLXO.com e ka konfrimuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Sipas tij, ky rast po cilësohet si vdekje e dyshimtë.

“Rreth orës 18:00 nga një qytetar është njoftuar policia për një rast, se skaj rrugës e ka vërejtur  një trup në tokë, të gjinisë femërore. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin e emergjencës, ku nga mjeku kujdestar është përcaktuar se personi është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes janë duke dalë edhe njësitë relevante për hetimin e rastit dhe për momentin janë duke e cilësuar si vdekje e dyshimtë”, tha Gashi për KALLXO.com.

Sipas zëdhënësit, hetimet e mëtutjeshme do të sqarojnë rrethanat e këtij rasti.