Kabineti i ministrit Xhelal Sveçla

Numër të madh këshilltarëve  posedon Ministria e Punëve të Brendshme e cila udhëhiqet nga ministri Xhelal Sveçla.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, KALLXO.com ka siguruar emrat e zyrtarëve politik dhe administrativ në Zyrën e Kryeministrit, zëvendësministrave dhe ministrave si dhe rrogat e tyre.

Rroga bazë e ministrit është  1,321.32 euro.

Sveçla ka edhe dy zëvendës në këtë dikaster të cilët janë Blerim Gashani, dhe

Bardhyl Dobra.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave të siguruara nga KALLXO.com, rroga e një zëvendësministri është  1,229.80 euro.

Ndërkaq, Jeta Tela është shefe e kabinetit dhe këshilltare e lartë politike në MPB.

Një këshilltar i lartë politik në Ministri, ka rrogën 720.72 euro.

E këshilltarët politik në një numër të konsiderueshëm janë Fitore Metbala, Vlora Gojani, Bardha Rrustemi, Ferdinand Nikolla,  dhe Lorik Lipoveci. Rroga e një këshilltari politik është 600.60 euro.

Këshilltar i jashtëm politik në MPB është Wolfgang Dreschler,  Aulona Bytyqi, asistente ekzekutive, Skenderlina Ajzeraj, asistente administrative, Milot Gashi, asistent administrativ, Januz Shatri vozitës, Gresa Latifi, asistente administrative e zëvendësministrit, Xhihan Avdullahu, shofer i zëvendësministrit , Donika Kurda-Behrami, asistente administrative e zëvendësministrit dhe Gzim Hyseni, vozitës i zëvendësministrit.

KALLXO.com ka kërkuar të dhëna për emërimet nga kryeministri, zëvendëskryeministrat dhe gjithë ministrat për gjithë të punësuarit në kabinetet e tyre.

Kjo kërkesë është bërë me qëllim të verifikimit nëse premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore për luftimin e nepotizmit janë duke u zbatuar nga kryeministri, zëvendëskryeministrat, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës me rastin e kompletimit të stafit të tyre.

KALLXO.com në vazhdimësi do të raportojë për emërimet në dikasteret qeveritare.