Japoni: dy ushtarë vriten dhe një tjetër plagoset pas të shtenave nga një rekrut

Dy ushtarë janë vrarë dhe një i tretë është plagosur kur një rekrut tjetër hapi zjarr në një poligon stërvitor në Japoninë qendrore, thuhet në një deklaratë nga ushtria japoneze.

“Gjatë një stërvitjeje me plumba të vërtetë si pjesë e trajnimit të personelit të ri, një kandidat i Forcave të Vetë-Mbrojtjes (SDF) qëlloi në drejtim të tre antarëve të personelit”, thanë zyrtarët ushtarakë në një deklaratë.

“Vdekja e një personi tjetër është konfirmuar nga tre të cilët u qëlluan”, shtuan më vonë zyrtarët, pasi më herët njoftuan një vdekje të parë dhe dy të plagosur.

Zëdhënësi i qeverisë Hirokazu Matsuno tha se një i dyshuar është arrestuar, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Sipas policisë lokale sulmuesi ishte një kandidat 18-vjeçar i SDF-së. Ai është akuzuar për tentativë vrasjeje të një ushtari 25-vjeçar, ka deklaruar zëdhënësi i policisë, duke mos pranuar të identifikohet.

I dyshuari “ka gjuajtur me pushkë viktimën me qëllim për të vrarë”, thotë burimi policor.

Pamjet ajrore të transmetuara nga stacioni treguan ushtarakë dhe civilë të mbledhur rreth një automjeti të urgjencës dhe policisë duke bllokuar rrugët aty pranë. Disa dukej se ishin hetues, të veshur me mbulesa mbi këpucët dhe flokët e tyre.

Krimi i dhunshëm në Japoni është jashtëzakonisht i rrallë dhe mbajtja e armëve kontrollohet rreptësisht. Mirëpo disa incidente të profilit të lartë e kanë tronditur vendin gjatë vitit të kaluar.

Në korrik 2022, ish-kryeministri Shinzo Abe u qëllua për vdekje gjatë fushatës elektorale nga një njeri që dyshohet se e kishte vënë në shënjestër për lidhjet e tij me Kishën e Unifikimit.

Muajin e kaluar, policia në rajonin Nagano në perëndim të Tokios arrestoi një burrë pas një sulmi me thikë dhe të shtëna disa orëshe. Burri në fjalë vrau katër persona, duke përfshirë dy zyrtarë policie, përpara se të ndalohej. Ai thuhet se ishte djali i kryetarit të asamblesë lokale të qytetit./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala