Ekspozita e Jakup Ferrit, GKK. Foto: Isa Vatovci/Kallxo.com

Jakup Ferri do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Venedikut në 2022

Artisti Jakup Ferri do të përfaqësojë Kosovën në Pavijonin e Republikës së Kosovës në Bienalen e 59-të Ndërkombëtare të Artit në Venedik në 2022.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë të ditur se Ferri në Venedik do të prezantojë Kosovën me më projektin “The Monumentality of the Everday”.

Sipas MKRS vendimi për përzgjedhjen e Ferrit është marrë nga ministri i MKRS, Hajrulla Çeku, në bazë të propozimit të bërë nga komisioni për përzgjedhjen e përfaqësuesit të Kosovës për në Bienalen e Artit në Venedik 2022.

Ekspozita e 59-të Ndërkombëtare e Bienales së Artit në Venedik do të zhvillohet nga data 23 prill deri më 27 nëntor 2022.