Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Caktohet projekti që do të përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venedik

Kosova do të prezantohet këtë vit në Bienalen e Arkitekturës në Venedik të Italisë me projektin “RKS2 Transcendent Locality” të kuratorëve Poliksen Qorri – Dragaj dhe Hamdi Qorri.

Lajmi për përzgjedhjen e projektit që do të përfaqësojë vendin në këtë bienale është bërë i ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke u bazuar në raportin e Jurisë vlerësuese dhe të Komisioneres së Pavijonit të Kosovës, ka nënshkruar vendimin për ekipin e kuratoratëve që do të përfaqësojnë Kosovën në këtë Bienale. Kuratorët Poliksen Qorri – Dragaj dhe Hamdi Qorri do të prezantohen me projektin ‘RKS2 Transcendent Locality’”-thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Tema e sivjetme e ekspozitës të cilën e ka përcaktuar Bienalja e Venedikut është “Laboratori i së ardhmes”.

Bienalja e Arkitekturës në Venedik për këtë viti do të mbahet prej 20 majit deri më 26 nëntor 2023.

Për herë të parë në këtë bienale Kosova është përfaqësuar në vitin 2012.