Rezeart Galica. Foto:RG

Dizajneri Rrezeart Galica ftohet në Bienalen e Calanca-s në Zvicër

Dizajneri Rrezeart Galica është ftuar të marrë pjesë në Bienalen e Calanca-s në Zvicër, “Give Peace a Chance”.

Kjo Bienale do të mbahet në janar të 2023.

Krijuesi Galica ka thënë për KALLXO.com se në këtë Bienale do të prezantohet me një vepër për paqen.

Galica, profesor në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, është ndër krijuesit  më aktiv në fushën e dizajnit.

Ai ka marrë pjesë në shumë bienale e aktivitet kulturore të dizajnit në vende të ndryshme të botës.