Jabllanoviq siguron dy vota edhe pse u tërhoq nga gara

Kandidati për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Aleksandar Jablanoviq ka marrë dy vota në zgjedhjet komunale të mbajtura sot.

Më 20 prill 2023 Partia e Serbëve të Kosovës, me kryetar Aleksandar Jabllanoviq ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale.

Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok janë janë zhvilluar zgjedhjet komunale.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se kanë qen 19 qendra të votimit në katër komunat.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i 2022-të, pasi përfaqësuesit serbë dhanë dorëheqje.

Partia e Serbëve të Kosovës tërhiqet nga pjesëmarrja në zgjedhje

KQZ shpall rezultatet preliminare për zgjedhjet në veri