Istog, gjendet një person i vdekur në shtëpinë e tij

Policia e Kosovës njoftoi se të shtunën në fshatin Shalinovicë të Istogut një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë tij.

Rasti, sipas forcave të rendit, është duke u hetuar.

“Njësitet policore dhe mjeku kujdestar kanë dal në vendin  e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar” – thuhet në njoftim.