Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Ismaili: Nuk ka pasur disiplinë nga politika përballë masave anti-COVID

Ish- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili në emisionin Kallxo Përnime thotë se politikanët nuk kanë pasur disiplinë të madhe ndaj masave kundër COVID-19.

“Masat kundër pandemisë, në masë të madhe të gjithë janë munduar të binden para tyre. A ka pasë politika një tendencë që të del jashtë rregullave të cilat i ka përcaktuar vet, do të ishte jo e sinqertë të themi që ka pasur një disiplinë të jashtëzakonshme”, tha Ismajli në Kallxo Pernime.

Sipas tij, kjo qasje kishte filluar me tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në shesh pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Që nga koha, kur z.Kurti e bëri tubimin e madh në shesh, ku u paraqit edhe ish- Ministri i Shëndetësisë, u thye rregulla e parë deri në atë kohë. Sepse deri atëherë nuk kishte ndonjë tubim të tillë. Nuk patëm asnjë dënim për asnjërin nga ta. Nuk patëm vërejtje nga ndonjë inspektorat. Nuk patëm as polici që iu ofruar”, tha tutje ish ministri i Shëndetësisë dhe ish deputeti i PDK-së.

Ai tha PDK nuk do të organizojë tubime të mëdha.

“PDK nuk do të ketë tubime të mëdha. Po mundohemi t’i respektojmë masat”, tha në mes tjerash Ismajli.