Isa Mustafa

Isa Mustafa flet për mundësinë e rifillimit të punës nga bizneset

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në emisionin ‘Click’ të Rtv 21, ka folur për rifillimin e punës së bizneseve.

Ai ka thënë se duhet të merren shembull shtetet e BE-së si Austria, Gjermania e Sllovenia, që sipas tij, kanë filluar të lirojnë masat dhe të paralajmërojnë fillimin e aktivitetit ekonomik.

“Unë mendoj që për një gjë të tillë duhet të mendojmë edhe ne, sepse nuk duhet të mbyllemi dhe të dorëzohemi, në pikëpamje ekonomike. Duhet ta bëjmë një gërshetim edhe të luftës kundër coronavirusit, mirëpo edhe betejën që ekonomia të funksionojë, bizneset të punojnë dhe ato të të mos e ndërprejnë në asnjë rast aktivitetin e tyre ekonomik”, tha Mustafa.

Ai po ashtu deklaroi se pastaj është edhe përgjegjësi e firmave që të sigurojnë distancën e punëtorëve dhe aktiviteti ekonomik të mos mundësojë përhapjen e coronavirusit,