IPK rekomandon suspendimin e tre zyrtarëve policorë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e tre zyrtarëve policorë për shkak të dyshimeve se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës dhe autoritetit zyrtar”.

Sipas IPK, zyrtarët policorë janë një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit, një rreshter policor dhe një zyrtar policor.

Bazuar në hetimet e deritashme ekziston dyshimi se zyrtarët policorë nuk kanë raportuar prova dhe fakte për të cilat ata kanë rënë në dijeni gjatë kryerjes së detyrës zyrtare lidhur me një punishte në Drenas.

Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorin e shtetit.