Investimet e gabuara në shëndetësi - LIVE
Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet hulumtimi për investimet e gabueshme në shëndetësi, të cilat lanë qindra qytetarë anekënd Kosovës pa shërbime mjekësore.
Në këtë hulumtim janë të paraqitura disa gjetje të cilat tregojnë se si në katër komuna të Kosovës kanë shkuar dëm mijëra euro.
Ambulancat e Mjekësisë Familjare në Fushë-Kosovë e Lipjan, Qendra e Dializës në Rahovec dhe Spitali Pediatrik në Mitrovicë janë vetëm disa nga objektet të cilat ekzistojnë por që s’janë funksionale për qytetarët.
Në pjesën e dytë të emisionit transmetohet intervista me Arben Zharkun, ish-drejtorin e Qendrës Kinematografike të Kosovës.
Gjatë kësaj interviste diskutohet lidhur me punën gati tetëvjeçare të Zharkut në krye të QKK-së, shkarkimin dhe akuzat e bëra ndaj tij për keqmenaxhim të mjeteve dedikuar filmit.