Ish-presidenti i SHBA-së. Donald Trump
Trump deklarohet i pafajshëm për 37 akuzat federale penale në çështjen e dokumenteve të klasifikuara
Donald Trump u deklarua i pafajshëm për të gjitha akuzat në lidhje me keqpërdorimin e supozuar të dokumenteve të klasifikuara teksa u akuzua zyrtarisht të martën, duke u bërë ish-presidenti i parë i SHBA që përballet me akuza penale federale.
Prokurorët federalë e akuzuan Donald Trumpin për fshehje të qëllimshme të dokumenteve të klasifikuara të marra gjatë presidencës së tij dhe pengimin e drejtësisë në përpjekjet e tij për t’i fshehur ato materiale nga autoritetet, siç detajohet në një aktakuzë prej 49 faqesh të pavulosur të premten. Ish-presidenti u akuzua për 37 akuza federale, duke përfshirë 31 shkelje të ligjit të spiunazhit.
Trump bëri paraqitjen e tij fillestare në gjykatë me ndihmësin e tij dhe tani bashkë-pandehur ëalt Nauta, i cili përballet me gjashtë akuza federale për rolin e tij të dyshuar në skemën për të mbajtur të fshehura dokumentet e klasifikuara nga autoritetet. Gjatë gjithë seancës së shkurtër, Trump u shfaq i frustruar teksa u ul në tryezën e mbrojtjes.
Trump u lirua me denim me kusht me kushtin që të mos e diskutonte çështjen me një listë dëshmitarësh që do të jepej nga zyra e këshilltarit special Jack Smith, i cili u ul në rreshtin e parë të sallës së gjyqit gjatë gjykimit. Edhe pse Nauta u padit së bashku me Trump, ndihmësi nuk u vu në gjyq të martën, pasi avokati i tij nuk u pranua të praktikonte në distriktin jugor të Floridës. Nauta tani është planifikuar të paraqitet në gjykatë me 27 qershor.
Duke e quajtur aktakuzën “një persekutim politik si diçka e drejtpërdrejtë nga një komb fashist apo komunist”, Trump e kritikoi presidentin amerikan Joe Biden, Departamentin e Drejtësisë dhe presidentët e kaluar për të cilët tha se shfaqnin sjellje të ngjashme.
Paraqitja e Trump në gjykatë erdhi pesë ditë pasi lajmi për aktakuzën ndaj tij u publikua për herë të parë, duke shkaktuar tronditje në Uashington dhe në mbarë SHBA-në. Trump dhe aleatët e tij i kanë hedhur poshtë akuzat si një “gjueti shtrigash” politike që ka si qëllim ta ndëshkojë kandidatin aktual për nominimin presidencial republikan në vitin 2024.
Sipas padisë, Trump qëllimisht ua mbajti 31 dokumente të klasifikuara zyrtarëve federalë edhe pasi u lëshua një thirrje për t’i rikuperuar materialet nga resorti Mar-a-Lago i ish-presidentit në Florida. Disa nga ato dokumente përfshinin informacion mbi programet bërthamore të Amerikës, dobësitë e ushtrisë amerikane dhe planet e Shtëpisë së Bardhë për hakmarrje në rast të një sulmi. Ish-presidenti duket se ka qenë në dijeni të paligjshmërisë së mbajtjes së dokumenteve, pasi regjistrimet e marra nga këshilltari special tregojnë se Trump pranon se nuk mund t’a deklasifikonte më informacionin pas largimit nga detyra./The Guardian
Përgatiti: Nuhi Shala