IKShPK-ja prezanton rregullat për fillimin e mësimit, nxënësit duhet të sigurojnë vetë maskat

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKShPK) ka prezantuar rregullat që duhet të zbatohen nga nxënësit, mësimdhënësit dhe stafi shkollor, nëse vendoset që procesi mësimor të mbahet nëpër shkolla.

Në ‘doracakun’ e përgatitur të IKShPK-së thuhet se çdo nxënës duhet të sigurojë maskën personale e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambientet e shkollës. Maska sigurohet nga vetë nxënësi, por DKA-ja dhe shkolla duhet të sigurojnë edhe një fond rezervë të maskave në shkollë.

Prindërit duhet të këshillojnë fëmijët për rregullat mbrojtëse ndaj COVID-19, ndërsa personat që kanë simptomat përfshirë nxënësit, mësimdhënësit dhe stafi i shkollës nuk duhet të dalin në shkollë.

Rregullat dhe rekomandimet e IKShPK-së duhet të respektohen si në institucionet publike ashtu edhe private.

Secili nxënës duhet të respektojë strikt orarin e vendosur nga shkolla, me qëllim të shmangies së grumbullimit.