I thyejnë banesën pejanes, ia vjedhin stolitë

Një grua nga komuna e Pejës ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj dhe i kanë vjedhur stoli të ndryshme.

Sipas raportit të policisë, viktimës i janë vjedhur një sasi stoli ari, bizhuteri, katër orë dore dhe disa gjësende të tjera.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet policore.