I shëruari nga COVID-19 bëhet vullnetar në karantinë në Qendrën e Studentëve

Zëvendësministri në detyrë i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka thënë se në ditën e 35 të karatinës në Qendrën e Studentëve janë vendosur mbi 1000 persona deri tani dhe vetëm 7 kanë rezultuar pozitiv nga COVID-19.

“Mbi 1000 persona deri tash janë vendosur në Karantinë. Deri me tani janë testuar dhe liruar 650 persona. Vetëm 7 kanë qenë pozitive për COVID19. Tani janë 338 veta në Karantinë. Po përgatitemi edhe për grupet tjera që do të kthehen në Kosovë”, ka shkruar Sadiku në facebook.

Në postimin që e ka shoqëruar me fotografi në mesin e vullnetarëve është edhe P. B. i cili është shëruar nga COVID-19 më 13 prill.

“Falenderim të gjithë atyre që kanë kontribuar e veçanërisht stafit të Qendrës së Studentëve, Stafit mjekësor të IKShP dhe mjekësisë familjare të Prishtinës, Fushë Kosovës, Lipjanit, Obiliqit dhe Drenasit, stafit të Qendrës Operative Emergjente të MSh, Policisë së Kosovës, FSK dhe vullnetarëve”, ka shkruar Sadiku.

Aktualisht në nivel vendi janë 604 persona të infektuar me COVID-19, janë shëruar 128 ndërsa kanë vdekur 18.

 

Publiée par Izet Sadiku sur Mercredi 22 avril 2020