Edhe një i shëruar nga COVID-19 në Kosovë

Një qytetar i cili ishte prekur nga coronavirusi, 18 ditë më parë, ka bërë të ditur se është shëruar sot.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, P.B.  ka thënë që do të qëndrojë edhe për 14 ditë në vetizolim, duke thënë se është i gatshëm ta dhurojë plazmën për t’i ndihmuar ata që janë në gjendje të rëndë.

Ai ka falënderuar të gjithë mantelbardhët për punën e palodhshme që janë duke e bërë në këto ditë të vështira.

“Unë, me pak vështirësi dhe shumë vullnet për jetë e kalova edhe këtë sfidë, uroj të gjithë që janë të prekun ta kalojnë më lehtë se unë, por shumë më shumë uroj që mos të preket askush tjetër nga kjo”, tha ai.

Aktualisht në nivel të vendit janë 362 persona të infektuar, 59 të shëruar ndërsa 8 kanë vdekur.