Qendra Korrektuese në Lipjan - Foto: KALLXO.com

I mituri arratiset nga Qendra Korrektuese në Lipjan

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se i mituri me masë edukuese, R.G., është larguar nga Qendra Korrektuese Edukuese Lipjan.

I njëjti ishte shfrytëzues i rregullt i vikendeve dhe sipas ShKK-së, në vazhdimësi ka pasur sjellje të mira.

“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia” – thuhet në njoftim.

Qendra Edukuese Korrektuese Lipjan është institucion i tipit të hapur, në të mbahen të miturit me masë edukuese korrektuese.