Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e vjehrrit

Policia e Kosovës ka arrestuar E.B., i dyshuar për vrasjen e vjehrrit të tij me thikë në mbrëmjen e 29 nëntorit të këtij viti në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Viktima nuk kishe mundur t’i përballonte plagëve dhe kishte vdekur në QKUK.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është siguruar prezenca e të dyshuarit.

“Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme është siguruar prezenca e personit të dyshuar për vrasjen që ka ndodhë me datën 29.11.2023, në lagjen Emshir në Prishtinë. Ndaj të dyshuarit E.B. mashkull, po kryhen procedurat e nevojshme policore” – thuhet në përgjigjen nga Policia për KALLXO.com.

I dyshuari bashkë me avokatin e tij ishte dorëzuar sot gjatë ditës në njërin nga stacionet e Policisë së Kosovës.

I dyshuari kishte qenë në arrati që nga dita kritike.