I mbeti macja e mbyllur në shtëpinë e fqinjit, ankohet në polici

Një grua nga lagjja “Arbëria” në Prishtinë është ankuar në Policinë e Kosovës.

Ajo ka thënë se macja e saj ka mbetur e mbyllur në shtëpinë e fqinjit të saj.

Sipas ankueses, macja ka mbetur e mbyllur për afër 24 orë pasi fqinji i saj nuk është parë në shtëpinë e tij.

Siç mëson KALLXO.com, ankuesja ka thënë se nuk posedon as numër kontaktues të fqinjit të saj.

Po ashtu, ajo është shprehur e shqetësuar për gjendjen e maces së saj.