Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

I dyshuari për vrasjen në Prizren u arrestua në fshatin Tërpezë të Malishevës

Pak më shumë se 24 orë nga vrasja e 48-vjeçarit në Prizren, personi më i kërkuar nga Policia në Prizren, Aziz Gashi, ka rënë në prangat e Njësive të Reagimit të Shpejtë.

KALLXO.com mëson se Gashi u gjet në një hapësirë malore në fshatin Tërpezë të Malishevës.

Siç mëson KALLXO.com, ai u arrestua ndërsa aktualisht është duke u dërguar në Stacionin Policor në Drejtorinë Rajonale të Prizrenit për intervistim në lidhje me vrasjen në Prizren.

Ai pritet që të intervistohet në lidhje me rastin që ndodhi mbrëmë ndërsa për të njëjtën çeshtje është njoftuar menjëherë edhe Prokuroria Themelore në Prizren.

Gashi po dyshohet se me një pushkë automatike gjuajti në drejtim të 48-vjeçarit, Beqir Morina, i cili ishte edhe fqinj i tij në lagjen “Arbana” në Prizren.

KALLXO.com raportoi se mes të dyshuarit e viktimës fillimisht kishte ndodhur një zënkë e që pastaj kaloi në vrasje.

Zënkës i parapriu një zënkë çështja e një pusete sipas të dhënave zyrtare dhe dëshmive të dëshmitarëve.

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e 48-vjeçarit në Prizren