Foto: REL

I dërgoi mesazhe shqetësuese ish-gruas, arrestohet i dyshuari

Një burrë nga Peja është arrestuar nën dyshimin se ka ngacmuar përmes mesazheve ish-gruan e tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur më 3 shtator 2022, rreth orës 15:45.

“I dyshuari ka ngacmuar dhe ka shqetësuar ish-gruan e vetë, viktimën, të cilës i ka dërguar mesazhe me përmbajtje shqetësuese. I dyshuari është arrestuar” – ka thënë Policia.

Tutje është njoftuar se pas intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.