Hyri Dobrunaj. Foto: Facebook/LDK -Deçan

Hyrie Dobrunaj, kandidate e LDK-së për kryetare të Deçanit

Hyrie Dobrunaj është zgjedhur kandidate e Lidhjes Demokratike për kryetare të Komunës së Deçanit.

LDK – Dega në Deçan, përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar për zyrtarizmin e kandidaturës së Dobrunajt për kryetare të Deçanit, për zgjedhjet komunale që mbahen në vjeshtë të këtij viti.

“Dega e LDK-së, në Deçan, sonte u vizitua nga nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ku në një atmosferë solemne u zyrtarizua edhe kandidatura e znj. Hyri Dobrunaj, si kandidate për kryetare të komunës nga partia jonë”, thuhet njoftimin e LDK-së Dega në Deçan bërë në rrjetin social Facebook.