Hoxha: Sindikatat duhet t’i përfaqësojnë interesat e veta, jo të partive

Dibran Hoxha, koordinator i aktiviteteve në Organizatën për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), në emisionin ‘Kallxo Përnime’ ka kritikuar qasjen e SBASHK-ut për greva në arsim.

Hoxha theksoi se janë pro çdo veprimi sindikal që i përfaqëson interesat e mirëfillta, por sipas tij, SBASHK nuk e ka këtë synim.

“Në bindje të organizatës ne jemi pro çdo veprimi sindikal, organizim sindikal që i përfaqëson interesat e mirëfillëta të asaj sindikate. Edhe unë edhe organizata që e përfaqësoj e mbështesim çdo kërkesë të sektorit publik për paga të dinjitetshme, por kjo sindikatë dhe disa sindikata të tjera nuk e kanë asnjërën prej këtyre”, tha Hoxha,

Ai i përmendi kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, një marrëveshje me partitë politike që ishin në pushtet, PAN.

“Unë po du që sindikatat me qenë të bashkuara edhe me unifiku kërkesat e tyre e jo në fushatë parazgjedhore me bo koalicionin me PAN-in sepse partitë dera më e më e hapur prej ka vjen, votat vijnë prej sektorit publik rreth 80 mijë dhe 20 mijë mësimdhënës. Kjo është indirekt kërkesë për me votu PAN sepse na mbështet PAN-i neve për Ligjin për Paga sepse ia kanë premtu në fushatë parazgjedhore, marrëveshje po i thotë po koalicion është ai”, tha Hoxha.

Sipas tij, SBASHK asnjëherë nuk ka protestuar për kushtet e vështira në të cilat punojnë mësimdhënësit e për gjendjen e shkollave.