Flamuri izraelit - Foto: REL/AFP

Hoti: Të hënën formalizohet marrëdhënia diplomatike Kosovë - Izrael

Kosova të hënën do të formalizojë marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, njofton kryeministri Avdullah Hoti.

“Republika e Kosovës prej të hënës formalizon marrëdhëniet diplomatike me Shtetin e Izraelit, duke hapur kështu një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale dhe duke përjetësuar miqësinë midis qytetarëve të të dyja vendeve”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Izraeli ka njohur Kosovën me 4 shtator të vitit 2020 pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky është edhe një sukses i Qeverisë, fal angazhimit parimor dhe vendosmërisë për krijimin e lidhjeve të veçanta dhe partneritetit strategjik me SHBA-të. Shtëpia nuk mbahet pa miq”, ka shkruar Hoti.