Hoti: Nuk ka dialog teknik, ka dialog për marrëveshje finale me njohje reciproke

Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti ka filluar javën me një reagim për dialogun.

Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se nuk ka dialog teknik por vetëm për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Hoti tutje shtoi se ky dialog është për një marrëveshje finale dhe normalizim mes dy vendeve.

“Nuk ka dialog teknik. Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve,” është shprehur Hoti.

Kosova dhe Serbia i janë rikthyer dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian javen e kaluar.

Rifillimi i dialogut, pritjet dhe skepticizmi për fatin e të zhdukurve dhe kthimin e të zhvendosurve